Kur do ndodhë në Shqipëri?/Me pranga në duar dhe fërshëllima. Ja si përcillet në burg politikani më i rëndësishëm në Rumani.
Kur do ndodhë në Shqipëri?/Me pranga në duar dhe fërshëllima. Ja si përcillet në burg politikani më i rëndësishëm në Rumani.
28 Maj 2019
Politikani më i rëndësishëm në Rumani, Liviu Dragnea u shoqërua me fishkëllima dhe letra tualeti në fytyrë teksa shoqërohej nën pranga nga policia, pas vendimit që e dënoi me 3,5 vjet burg për korrupsion.
Turma e protestuesve, të gëzuar nga vendimi i gjykatës shoqëronin politikanin e lartë të cilit iu vunë prangat në banesën e tij në Bukuresht.
Liviu Dragnea, kryetar i Dhomës së Ulët të parlamentit rumun dhe praktikisht njeriu që tërheq të gjitha fijet e politikes në vend u dënua me tre vjet e gjysmë heqje lirie për abuzim me postin.
Vendimi i formës së prerë është dhënë sot nga Gjykata Supreme e vendit. Kreu i Partisë Social Demokratike Liviu Dragnea kishte apeluar vendimin pasi u shpall fajtor për nxitjen e të tjerëve për të kryer shpërdorim detyre. Ai akuzohet se ka krijuar vende fiktive pune për anëtarët e partisë së tij.