KUR HIQET DUVAKU
8 Shtator 2024
Nga Ndoc Alia.
– Duvaku u vihet nuseve dhe statujave.
Kur i hiqet duvaku nuses, është momenti më kulmor i dasmës.
Fillon kënga: Sa e bukur ka dalë nusja marshalla, marshalla. Paska ballin si kuti, paska synin rrush të zi, paska gojen si kuti, paska hunden si miski etj. Kur nusja vjen e mirë këndojnë më shumë motrat e hallat e dhëndrrit, të tjerat heshtin, kur vjen e keqe, këto të parat heshtin, të tjerat ngrejnë zërin.
Më kujtohet në një dasëm kur i kënduan nuses: Ma ka hunden si miski dhe vetë dhëndrri këndoi me të madhe: Ma ka hunden sa nji qyski (një lloj leve) dhe plasi një gaz i fuqishem; sepse nusja e kishte hunden shumë të madhe.
Rasti i dytë me permendoret apo statujat: Ulet bezja apo duvaku, pritet me gërshërë shiriti dhe fillojnë duartrokitjet.
Publiku që e shikon, bën vrejtjet për mirë ose për keq. Kjo është e drejtë e tija. Seicili e shikon me syrin e tij. Dikujt i pëlqen, dikujt jo.
Sa shumë vrejtje pati për shtatoren e Skënderbeut që u vendos në Hora të Siçilisë: – Ky nuk është Skënderbeu ynë, është imitim i Skënderbeut të Spiropalit, po atë dhelpren çfarë e ka, a ishte për gjah apo në luftë, pse nuk ia shtyn era fustanellen etj.
Na del një kritik, një Josif Papagjoni dhe shfryn me gjithë duf bagazhin e fjalëve më banale që nuk i gjen as në fjalor kunder atyre që bëjnë vrejtje. Në këtë rast ai shumëzohet me zero.
Ajo statujë e heroit tonë legjendar shumë mirë që u vedos, por edhe vrejtjet duhen pranuar si ai dhëndrri për hunden e nuses.
Merreni me qetësi.