“Kur ikën një kullë, duket sikur zhduket një shekull histori”.- Aktuale. –
Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që në fshatin Blinisht të Mirditës të ketë rrëshqitje të pazakkonta të tokës. Erozioni që ka nisur prej kohësh tashmë ka qenë fatal. I gjithë fshati është bërë i pabanueshëm. Rrugët dhe muret e kullave janë çarë, duke paralajmëruar kështu një rrezik të frikshëm që i gjithë fshati të “përpihet” nga toka. “Kur ikën një kullë, duket sikur zhduket një shekull histori me frymën dhe shpirtin e malësoreve të hershëm”, shkruan Gjergj Marku.
Shembja ka ndodhu ne keto dite marsi 2018, nga rreshqitja e tokes ne Blinisht-Mirdite.