Kur nisin reshjet e shiut dhe rënia e temperaturave? Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme: Të mërkurën…

4 TETOR 2021

GAZETA SHQIP

Java ka nisur me diell dhe temperatura të larta, por sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak nuk do të vijojë e tillë.

Deri pasditen e së martës moti i kthjellët do të mbizotërojë në të gjithë vendin, me temperatura që shkojnë deri në 28 gradë.

Më tej vranësirat do të vijnë në dendësim, për tu pasuar nga reshjet e shiut të cilat mëngjesin e së mërkurës do të prekin bregdetin, ndërsa në mbrëmje në pjesën më të madhe të vendit. Ditën e enjte në të gjithë vendin reshjet do të jenë të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në pjesën jugore e atë bregdetare. Hera herës do të ketë rrebeshe shiu me rrufe. Ditën e premte intensiteti i reshjeve parashikohet i ulët e kryesisht në pjesën lindore të vendit.

Këto situata do të pasohen nga erë me drejtim juglindje-verilindje mesatare dhe hera herës e vrullshme në ditët me reshje gje që do të sjellë shtim të dallgëzimit në dete.

Temperaturat do të pësojnë luhatjet e veta si më lartë. (Shih tabelën)

Gazeta SHQIP