Kur u emetua pulla e parë postare shqiptare. –
Kur u emetua pulla e parë postare shqiptare. –
Filatelia është mbledhja sistematike e pullave të postës në koleksione dhe njohja e vlerave të tyre.
Filatelia është sot një nga veprimtaritë më të përhapura në botë.
Në albumet botërore emri “Albania” duket që në fillim të shek.XX në pullat e Lindjes.
Pulla e parë shqiptare u emetua në maj 1913 nga qeveria e përkohshme e Vlorës.
Para Çlirimit filatelia në Shqipëri ishte e kufizuar.
Ajo u zhvillua pas Çlirimit. Numri i filatelistëve nga viti në vit u shtua dhe në qytete kryesore të vendit u ngritën rrethe filatelike.
Vendi ynë në koleksionet e pasura të pullave merr pjesë në veprimtari filatelike ndërkombëtare, si në ekspozita e panaire ku mjaft herë ka fituar dhe çmime për përmbajtjen dhe paraqitjen artistike të pullave postare.
n.s. / dita