Kuriozitet: Arte Figurative. Dita e parë e punës: – “Ishte i mërzitur”, punonjësi i firmës së sigurimit fizik vizaton “sy” në pikturën 740 mijë paundëshe
Kuriozitet: Arte Figurative.
Dita e parë e punës: – “Ishte i mërzitur”, punonjësi i firmës së sigurimit fizik vizaton “sy” në pikturën 740 mijë paundëshe
– 09.02.22
Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Rusi, ku një punonjës i një shoqërie sigurimi i mërzitur gjatë orarit të punës ka “shkatërruar” një vepët arti në ditë e tij të parë në punën e re.
Vlera e pikturës në fjalë arrinte në 740 mijë paund dhe po mbahej në një ekspozitë arti në Qendrën Yeltsin, në qytetin e Yekaterinburg në Rusinë perëndimore.
Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, dëmi besohet të jetë bërë më 7 dhjetor 2021, kur roja i sigurisë ka vizatuar sy me stilolaps në dy nga tre figurat pa fytyrë në pikturë.
Ndërkohë, punonjësi që punonte për kompaninë private të sigurisë dhe është rreth të 60-ave, është shkarkuar që nga zbulimi i identitetit të tij këtë javë.
Nga Gazeta Shqiptare