KURIOZITET: – Ka moshën e sistemit diellor, gjendet në Sahara meteori më i vjetër që ka mbërritur në Tokë nga hapësira
3 Shtator 2023
Meteoritet kanë tërhequr gjithmonë vëmendjen e qenies njerëzore. Edhe pse ato janë të ngjashme me asteroidët dhe kometat, e vërteta është se ka dallime.
Meteoritët janë ata shkëmbinj të madhësive të ndryshme që bien në sipërfaqen e tokës. Po, është e vërtetë që kemi frikë se me ta do na ndodhë si dikur me dinosaurët, por nga ana tjetër, ata na tregojnë edhe historinë e planetit tonë.
Studimet e fundit të kryera në një meteorit të gjetur në vitin 2020 nën rërën e shkretëtirës së Saharasë, kanë treguar se ai është shkëmbi më i vjetër i rënë në Tokë i gjetur deri më tani.
Ky meteorit, i përcaktuar si Erg Chech 002, u gjet nga një grup gjuetarësh meteorësh. Ka shumë fragmente, ndaj nuk janë të rralla rastet që të jetë një pjesë e njohur. Megjithatë, ky meteorit ka një karakteristikë të veçantë.
E veçanta e këtij objekti hapësinor është mosha dhe përbërja e tij. Provat që janë bërë në copat e grumbulluara kanë rezultuar se bëhet fjalë për një shkëmb jo më pak se 4,5 mld vjet të vjetër. Kjo është arsyeja pse ai është bërë meteori më i vjetër për të cilin qeniet njerëzore janë në dijeni.
Në mënyrë popullore (vërtetuar edhe nga shkenca) është thënë se universi filloi me Big Beng-un 14 miliardë vjet më parë. Ai shpërthim fillestar nisi gjithçka. Meteori nuk vjen nga kjo kohë, por ka pothuajse të njëjtën moshë me sistemin tonë diellor.
Prandaj, kur ekspertët po trajtonin këtë material hapësinor, ata po preknin diçka që u formua pothuajse në të njëjtën kohë me Diellin tonë dhe planetët e tjerë. Struktura dhe materiali i tij rrjedhin nga një shpërthim vullkanik.
Shpërthimi i largët vullkanik që shkaktoi këtë shkëmb ndodhi në një protoplanet që po krijohej miliarda vjet më parë. Kjo do të thotë, kur planetët ishin ende duke u formuar, një shpërthim i madh hodhi një pjesë të materialit të tij në hapësirë dhe kështu u krijua Erg Chech 002 që më pas është përplasur në planetin tonë.
Së fundi, duhet thënë se ky meteorit i veçantë ishte më i madh në origjinë, por përplasja me koren e tokës e ndau atë në copa në madhësinë e një grushti.
Gazeta Dita