Kuriozitet- Shkence. – Qumështi i kësaj kafshe shpëton njerëzimin
Kuriozitet- Shkence. – Qumështi i kësaj kafshe shpëton njerëzimin
28 KORRIK 2021
Sipas studimeve të fundit qumështi i sqeporit mund të ndihmojë për të luftuar një nga problemet që i kanoset njerëzimit, rezistencën ndaj antibiotikëve. Krijesat e çuditshme kanë një sqep si të rosës, këmbë helmuese dhe janë një nga 2 gjitarët të aftë për të bërë vezë.
Shkencëtarët australianë zbuluan në vitin 2010 se qumështi i kësaj kafshe gjysmë-ujore përmban një proteinë të fuqishme që mund të luftojë superbakteret. Ata kanë gjetur tani arsyen dhe thonë se mund të çojë në krijimin e një lloji të ri të antibiotikëve.
Sqeporët janë gjitarë të vegjël të aftë për të pjellë vezë dhe prodhuar qumësht. Ata nuk kanë thithka, por e kanë qumështin në bark dhe i ushqejnë të vegjlit e tyre me anë të djersitjes.
Sipas studiuesve, ky proces i ushqyerjes mendohet se lidhet me vetitë e tij antibakteriale.
“Sqeporët janë kafshë të çuditshëm që kanë një biokimi të çuditshme”, thotë Dr. Janet Newman, nga agjencia kombëtare e shkencave CSIRO në Australi, raporton BBC.
Ndryshe nga gjitarët e tjerë, qumështi i sqeporëve është i ekspozuar jashtë, duke i rrezikuar kështu të vegjlit e tyre nga bakteret e rrezikshme.
Proteina unike antibakteriale që qumështi i tyre përmban mund të jetë mbrojtësi i kafshës kundër këtyre baktereve, beson Dr. Julie Sharp, nga Universiteti Deakin.
Ekspertët i frikësohen rikthimit të epokës kur nuk ekzistonin antibiotikët dhe njerëzit vdisnin nga infeksionet e zakonshme apo plagë të lehta. Rezistenca antimikrobiale ndodh kur bakteret krijojnë një tolerancë kundër antibiotikëve dhe e kalojnë këtë rezistencë në një gjeneratë tjetër të baktereve, duke prodhuar kështu super-baktere./Revista Psikologjia.
Sqepori
Sqepori (Ornithorhynchus anatinus) është shtazë karakteristike i cili ka sqep por nuk ka dhëmbë. Jeton në errësirë, në vende me lagështi. Është notues i mirë, të vegjlit zhvillohen nga veza jashtë trupit të prindit dhe ushqehen me qumështin e nënës.
SQEPORJA: Kjo shtazë nuk i pjell këlyshët sikurse gjitarët por bën vezë si zvarranikët. Vezët i bënë në çerdhe të veçanta. Embrioni zhvillohet brenda cipave të vezës. Gëzofin e ka të dendur, ndërsa nofullat i ka në formë të sqepit të mbuluar me shtresa brinore. Në mes të gishtërinjve ka lëkurën notuese, jeton afër ujit vetëm në zonën zoogjeografike të Australisë.Sqepori formen e trupit e ka:hunden si rose,trupin afersisht si mi dhe bishtin e kastorit.
Nga Gazeta Sot