Kuriozitet: – Të gjithë njerëzit me sy blu në botë, e kanë prejardhjen nga i njëjti person
5 Tetor 2022
Çdo person me sytë blu, e ka prejardhjen nga një evropiani vetëm që ka jetuar rreth 6,000 deri në 10,000 vjet më parë, thonë se fundmi shkencëtarët.
Por si ndodhi kjo? Të gjithë njerëzit kanë sy në nuanca të ngjyrës kafe, derisa një mutacion specific solli ndryshimin.
Ky ishte një gen i quajtur HERC2 që u kthye në OCA2, dhe përcakton sesa pigment ngjyrë kafe kemi te sytë, shkruan rrjeti Indi100.com.
Prandaj dhe sytë tanë bëhen ngjyrë blu.
Ndërsa në lidhje me prejardhjen nga i njëjti person, kjo vjen nga provat se çdo person me sy blu që është gjallë sot, ka të njëjtin mutacion.
Shkencëtarët besojnë se 8 deri në 10 përqind të popullatës njerëzore kanë sy ngjyrë blu, në një mutacion që mund të mos duket prej fëmijërisë por të zhvillohet edhe me vonesë, kështu që dhe fëmijët me sy blu kur të rriten mund të rikthehen në ngjyrë kafe.
Pra nëse keni sy ngjyrë blu, tashmë e dini se nuk je aq i veçantë sa kishe menduar më parë, shkruan me shaka Indi100.com.
Kjo vjen nga provat se çdo person me sy blu që është gjallë sot, ka të njëjtin mutacion.
Gazeta Shqip