Kuriozitet: – Veprat njerëzore peshojnë më shumë se të gjitha gjallesat në Tokë
Kuriozitet: – Veprat njerëzore peshojnë më shumë se të gjitha gjallesat në Tokë
Njerëzimi përfaqëson një thërrime të totalit të krijesave të Tokës, megjithatë ai ka arritur të prodhojë një sasi materiali më të bollshëm se e gjithë biomasa (domethënë, grupi i organizmave të gjallë), të planetit. Sipas një studimi të botuar në “Nature”, ne po kalojmë momentin në të cilin të gjitha veprat njerëzore kanë arritur të peshojnë më shumë sesa bimët, mikroorganizmat, njerëzit dhe kafshët së bashku.
Masa totale e rrugëve, ndërtesave, digave, infrastrukturave të betonit, metalit, tullave, qelqit dhe gjithçkaje tjetër që ne prodhojmë, përfshirë plastikën, dyfishohet çdo 20 vjet.
Një grup biologësh nga Instituti Weizmann në Izrael referuan të dhënat e vlerësimeve të mëparshme mbi biomasën e të gjitha gjallesave. Nga bakteret te bimët, nga kafshët tek i gjithë njerëzimi, ajo nuk përbën më shumë se 0.01% të biomasës së planetit, krahasuar me vlerësimet e masës së materialeve të prodhimit njerëzor, duke parë sesi marrëdhënia midis këtyre entiteteve ka ndryshuar që nga fillimi i shekullit të kaluar.
Po flasim për një transformim mbresëlënës. Nëse në vitin 1900, masa antropogjene (njerëzore) ishte e barabartë me vetëm 3% të biomasës, në 120 vjet ajo arriti më shumë se 100%. Teprica e asfaltit dhe betonit të derdhur në disa periudha historike, të tilla si ajo e zhvillimit të madh urban dhe bumit ekonomik midis Luftës së Dytë Botërore dhe krizës së naftës 1973, kontribuan në këtë parakalim; por rënia e biomasës e shkaktuar nga njeriu përmes shpyllëzimeve, konsumit të tokës dhe humbjes së specieve të gjalla, gjithashtu ka pasur një ndikim të thellë.
Sot, masa antropogjene mat 1,1 trilionë tonelata dhe nëse vazhdon të rritet me këtë ritëm mund të trefishojë biomasën “e thatë” të Tokës (ajo që vlerësohet pa marrë parasysh peshën e ujit), deri në vitin 2040. Tashmë sot, ndërtesat dhe infrastruktura të tjera të bëra nga njeriu peshojnë më shumë se të gjitha pemët dhe shkurret, dhe masa e plastikës është dyfishi i të gjitha kafshëve tokësore dhe ujore. Kulla Eiffel peshon sa më shumë se 10 000 rinocerontët e fundit që kanë mbetur në Tokë dhe vetëm masa e krijuar nga njeriu i Nju-Jorkut është e barabartë me të gjithë peshqit në planet.
Numrat që vërtetojnë dhe vulosin ndërhyrjen tonë në botën natyrore, është pesha e Antropogjenit. /A2
Gazeta Zeri, Kosove