Kurora Britanike zotëron koleksionin më të madh të artit
4 Dhjetor 2024
Kurora britanike zotëron koleksionin e artit më të madh në botë. “Royal Collection”, numëron 7 mijë piktura, 40 mijë akuerele, porcelane të rralla, qeramika, libra antikë, “vezë faberge” e të tjera sende të çmuara, të shpërndara në 13 rezidenca të Mbretërisë së Bashkuar.
Ato kanë një vlerë totale të pallogaritshme, nën pronën e sovranit Charles III.
Ky koleksion i shtrenjtë, krenohet me vepra arti të disa prej autorëve më të mëdhenj të njerëzimit ndër shekuj, si Leonardo da Vinci, Tiziano, Correggio, Raffaello, Velasquez, Van Dick, Canaletto, Rembrandt, Durer etj.
Koleksioni nisi të bëhej i tillë në mesin e shekullit të XVII, nën mbretërimin e Charles I Stuart, i cili ishte i apasionuar kryesisht pas artit të Rilindjes Italiane.