Kurti pret Von der Leyen në Prishtinë, zbardhen detaje nga takimi
1 Nentor 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur sot (30 tetor) në Prishtinë, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ku dhe ka diskutuar me të në lidhje me marrëveshjen e Kosves më Serbinë.
Mësohet se Kurti e ka njoftuar Ursula von der Leyen për qëndrimin e Kosovës rreth Marrëveshjes Bazike me Serbinë, saktësisht nenin 7, ku flitet për vetë-menaxhimin e komunitetit serb në Kosovë.
“Duke i uruar mirëseardhje në ndërtesën e Qeverisë dhe kryeqytetin e Republikës, kryeministri Kurti falënderoi Presidenten e Komisionit Evropian, von der Leyen për përkushtimin e saj ndaj agjendës evropiane të Kosovës, teksa e njoftoi atë me rezultatet e deritanishme të qeverisjes, zhvillimet e fundit në vend, takimin e 26 tetorit me liderët evropianë dhe me qëndrimin e Kosovës në raport me propozimin e BE-së dhe ShBA-së për zbatimin e nenit 7, ndërlidhur me nenin 10 të Marrëveshjes Bazike”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.
Po ashtu, siç njofton zyra e kryeministrit Kurti, në këtë takim është folur edhe për çështjen e mbështetjes financiare të Bashkimit Evropian për projektet infrastrukturore.
Ndërt të tjera, pjesë e dikutimeve mes palëvë ka qënë edhe sulmi terrorist i 24 shtatorit në veri, ku Kurti ka theksuar rëndësinë dhe nevojën e ekstradimit të Milan Radoicic në Kosovë.
“Ai e njoftoi edhe për projektet e ndryshme infrastrukturore, përfshirë ato të cilat tashmë kanë mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, por edhe projekte tjera të cilat mund të përfitojnë nga mbështetja, sikurse është ai i hekurudhës Prishtinë-Durrës.
Në lidhje me sulmin terrorist, paramilitar dhe kriminal të 24 shtatorit, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë dhe nevojën e ekstradimit të Milan Radoicic në Kosovë ku do të ballafaqohej me një gjykim fer dhe të drejtë për veprat e tij, dhe në të njëjtën kohë domosdoshmërinë e sanksioneve ndaj Serbisë në mënyrë që sulme të tilla mos përsëriten”, thuhet në njoftim.
Gayeta Sot