Kurti publikon planin me pesë pika për veriun: – Rama, propozimet t’ia bëjë Vuçiçit për shqiptarët në Serbi
13 Qershor 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti prezantoi në një konferencë për media një propozim pesëpikësh për shtensionimin në veri të Kosovës.
Ai u shpreh se propozimet ua ka përcjellë ndërkombëtarëve, duke nisur nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe ambasadorëve të QUINT-it.
Ai shtoi se s’ka marrë ende asnjë përgjigje për këtë propozim, që sipas tij do të qetësonte situatën.
Plani pesëpikësh, Kurti ka thënë se duhet të nisë me sundim të ligjit në veri.
“Duhet menjëherë të përfshihen e identifikohen dhe ndiqen penalisht grupet kriminale”, ka thënë ai për pikën e parë.
Sipas propozimit të Qeverisë së Kosovës, Policia e Kosovës dhe KFOR-i apo EULEX-i do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë.
Pas tri pikave, Kurti ka thënë se do të shpallen zgjedhjet e parakohshme. Në pikën e pestë, Kurti ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të rikthehen menjëherë në tavolinën e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
Ai u shpreh se “Që nga 5 nëntori i vitit të kaluar, veprimet e Kosovës nuk kanë kontribuuar dhe nuk janë burim në esaklimin e sitiatës në veri”.
“Unë nuk kam marrë përgjigje akoma nga Borrell në lidhje me një takim, por së shpejti do të kemi një përgjigje. Unë jam konstruktiv dhe i përkushtuar pasi pa intensifikimin e dialogut nuk zbatohet marrëveshja. Ne e kemi marrëveshjen bazike, por me intensifikimin e dialogut mund të vihet dhe në zbatim. Në takimin e 18 marsit në OHËR ku unë kam ofruar që të shkruaj draft statutin, pasi nuk dua që të domino, por të jenë të drejta të barabarta. Kam kërkuar një dakordim për parimet bazë, pasi nuk mund të ballafaqojmë letra dhe tekste nuk mund të zbatojmë parime dhe frymë”, ka thënë Kurti.
Kurti ndër të tjera, në fjalën e tij ka thënë se propozimi i Ramës për asociacionin në Komunat e veriut ku ka theksuar se para se të bëhej për Kosovën në Paris dhe në Berlin, Rama këtë propozim duhet tja bënte Vuçiç për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi.
Ai ka theksuar se në radhë të parë, Kushtetuta e Shqipërisë kërkon mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve jashtë kufinjve, ndaj dhe Rama këtë propozim si fillim duhet ta bëjë për Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën.
“Kryeministri Rama beson se propozimi i tij është i mirë dhe duke qenë kështu unë propozoj që Rama këtë draft statut t’ja prezantojë Vuçiç në takimin e radhës në Ballkanin e Hapur. Kryeministri Rama nëse mendon se ky është modeli i duhur duhet që propozimit t’ja bëjë për Preshevën, Bujanovc dhe Medvegjë, pasi në Kushtetutën e Shqipërisë thuhet se duhen mbrojtur të drejtat e shqiptarëve jashtë kufijve. Ndaj mendoj që në vend që Rama të propozojë për serbët në Kosovë, në Berlin dhe në Paris, t’ja propozojë Beogradit për shqiptarët në Serbi”, ka thënë kryeministri Kurti.
Gazeta Dita