Kush është 44-vjeçari shqiptar, i arrestuar nga DEA. Në Shqipëri pronar i një miniere në Selenicë, krijoi nëndetëse për të trafikuar kokainë në Evropë
Kush është 44-vjeçari shqiptar, i arrestuar nga DEA. Në Shqipëri pronar i një miniere në Selenicë, krijoi nëndetëse për të trafikuar kokainë në Evropë
28 prill 2021
Ylli Didani, pasuria me vlerë 1.2 milionë dollarë e të cilit u sekuestrua ditën e sotme në Shqipëri, është arrestuar në mars të këtij viti, nga DEA amerikane pasi akuzohet për trafik kokaine.
Didani, rezulton pronar i ‘US MINERAL SHPK’, minierë në Selenicë të Vlorës, e cila përdoret për shfrytëzimin, nxjerrje, prodhimi, përpunimi minerale dhe nënprodukteve te tij, Germime dheu, shfrytëzim ne karriere te mineraleve te çfarëdo lloji, e cila është sekuestruar tashmë.
Në mediat amerikane raportohet se ai është arrestuar në 31 mars të këtij viti, ndërkohë që dyshohet se kishte ndërtuar një nëndetëse me planet për të kontrabanduar kokainë përtej Oqeanit Atlantik, sipas një padie federale.
Ylli Didani, 44 vjeç, u akuzua këtë muaj pas arrestimit në Charlotte, Carolina e Veriut, me akuzat e komplotit për shpërndarjen e kokainës, sipas Zyrës së Prokurorit të Shteteve të Bashkuara.
Sipas Prokurorit të Sh.B.A. Saima Mohsin, Didani dhe bashkë-komplotistë të tjerë, duke përfshirë një burrë nga Grosse Pointe Park, planifikuan dhe financuan shpërndarjen e kokainës nga disa vende.
Sipas një ankese penale të vulosur në 1 Prill, Didani ishte udhëheqësi i organizatës ndërkombëtare të trafikut të drogës që ishte i lidhur me SH.B.A., Meksikën, Amerikën e Jugut dhe Evropën.
Ndër planet për shpërndarjen e kokainës ishte një nëndetëse – ose një dron nënujor. Sipas mediave amerikane thuhet se Didani dhe një person tjetër po mbikëqyrnin projektin e nëndetëses që do të përdorej për të transportuar sasi të mëdha kokaine në Evropë.
Nëndetësja duhej të ishte e pajisur me një modem nënujor dhe antenë GPS dhe do të ngjitej në pjesën e poshtme të një anijeje kontejnerësh dhe më pas do të lirohej në distancë nga fundi i anijes ndërsa ishte jashtë brigjeve të Evropës. Përfundimisht, ajo do të merrej nga një anije peshkimi e kontrolluar nga organizata e Didanit, pretendon aktakuza.
Prokuroria pretendon se Didani organizoi shpërndarjen e disa dërgesave të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë, ku u kap nga forcat e rendit. Në 2019 dhe 2020 autoritetet thanë se kapën më shumë se 3,400 kilogramë kokainë nga organizata me një vlerë të vlerësuar në rrugë prej më shumë se 100 milion dollarë.
Nëndetësja do të ishte operuar në distancë dhe do të dërgonte një fener vendndodhjeje GPS afërsisht 100 milje larg brigjeve të Evropës. Kjo anije peshkimi do të merrte më pas dronin e mbushur me kokainë dhe do ta trafikonte atë në vend.
Hetimi për Didanin daton në janar të vitit 2015 dhe autoritetet federale thanë se 44 vjeçari shqiptar dhe organizata e tij kishin lidhje me Shtetet e Bashkuara, Kolumbi, Ekuador, Meksikë, Kanada, Kili, Shqipëri, Turqi, Brazil, Gjermani, Republikë Dominikane, Emiratet e Bashkuara Arabe, Belgjikë, Spanja dhe Hollanda. Didani u arrestua në 31 Mars 2021 dhe përballet me akuza për komplot për shpërndarjen e kokainës
Gazeta Dita