Kush është “koka” e madhe? Deputeti i PD reagon për arrestimin e Lefter Kokës, trondit me deklaratën: – Ja kush qëndron pas. Mbetjet e para filluan të digjen

14 DHJETOR 2021

Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka, ku thotë se pas inceneratorëve qëndron një grup i strukturuar kriminal me lidhje okulte me kupolën e shtetit.

Postimi i Këlliçit

Pas inceneratorëve qëndron një grup i strukturuar kriminal me lidhje okulte me kupolën e shtetit. Mbetjet e para filluan të digjen, por pa arrestuar “kokën” e madhe nuk ka drejtësi.

Mirel Mërtiri lëshoi dy padi ndaj meje në SPAK, me synimin të më mbyllte gojën. Sot është shpallur në kërkim.

Kthehu vetë Mirel.

Gazeta Sot