Kush ishte Aqif Pashë Elbasani. –
Cili ishte Aqif Pashë Elbasani. –
Aqif Pashë Elbasani pas shpalljes së Pavarësisë u emërua në administratën e shtetit të ri shqiptar.
Në 1913 Aqif Pashë Biçaku (siç quhet ai edhe ndryshe) ishte prefekt i Elbasanit.
E shndërroi Elbasanin në mbështetjen kryesore të qeverisë qendrore të drejtuar nga Ismail Qemali.
Në kohën e mbretërimit të Vilhelm Vidit (që pasoi për 6 muaj qeverisjen gati njëvjeçare të Ismail Qemalit) Aqif Pashë Elbasani u emërua ministër i punëve të brendshme, funksion që e mbuloi nga maji deri në fillim të shtatorit 1914.
Më pas u detyrua të linte vendin e të kalonte në emigracion politik, si të gjithë anëtarët e tjerë të kabinetit, së bashku me vetë kryetarin e shtetit, princ Vidin – të detyruar nga lëvizja e armatosur që shpërtheu në Shqipërinë e Mesme, e cila njihet me emrin “Lëvizja e Haxhi Qamilit”
Foto: Nga e majta në të djathtë, gjenerali Willem De Veer, Ibrahim Biçaku, Aqif Pashë Biçaku dhe Ali Agjah Beu