Kush ishte Jozef Ksilander?
Kush ishte Jozef Ksilander?
Jozef Ksilander ishte studiues gjerman.
Në vitin 1835 botoi librin “Gjuha e shqiptarëve”. Libri përmban një gramatikë përshkruese (për toskërishten), disa tekste dhe një fjalor shqip-gjermanisht e gjermanisht-shqip të bazuar te “Dhjata e re” e V.Meksit.
Jozef Ksilander ishte i pari që argumentoi karakterin indoevropian të gjuhës shqipe dhe kritikoi pikëpamjen mbi gjuhën shqipe si “gjuhë e përzier”.
Ai parashtroi gjithashtu mendimin se shqipja, rumanishtja dhe bullgarishtja kanë një substrat ballkanik të përbashkët.
Vepra e Jozef Ksilander ka vlera për historinë e studimit të shqipes dhe për gjuhësinë shqiptare.