Kush ishte Marin Bici? –
Kush ishte Marin Bici? –
Marin Bici ka qenë Kryepeshkop i Tivarit (1608 – 1625).
Ai ishte me prejardhje nga ishulli Arbë në Adriatik ku prej kohësh kishin zënë vend mjaft grupe të mërguarish shqiptarë.
Njihet në histori sidomos për relacionin e gjatë dërguar Vatikanit, hartuar më 1610 pas një udhëtimi në Shqipërinë e Veriut dhe atë të Mesme.
Ky relacion është një burim historik me interes të madh sepse përmban të dhëna të hollësishme gjeografike, demografike, ekonomike, shoqërore që pasqyrojnë gjendjen e një pjese të madhe të Shqipërisë në fillim të shekullit XVII.