Kush ishte Onufër Qiprioti?
Kush ishte Onufër Qiprioti?
Shkurt 2021
Onufër Qiprioti ishte piktor i shek.XVI-XVII.
Krijoi në fushën e pikturës murore dhe në ikonë.
Vepra e tij me gjerësi tematike e ikonografi të pasur dallohet nga koloriti i veçantë, i ndërtuar me kombinimin e ngjyrave të kundërta.
Mënyra e pikturimit të Onufër Qipriotit përkon nga vija themelore me mënyrën tradicionale të mjeshtrit Onufër dhe sidomos me atë të piktor Nikollës.
Onufër Qiprioti njihet si autor i një vargu ikonash të Beratit, të manastirit të Çatistës (Gjirokastër) dhe si bashkautor i pikturave të vitit 1622 të kishës së Vllaho-Goranxisë (Gjirokastër).
Gazeta Dita