Kush ka qenë Gulami?
Kush ka qenë Gulami?
Janar 2021
Gulami ka qenë sundimtar i Arbërisë në mesin e shek.XIII.
Sundonte në kohën e konfliktit midis perandorit të Nikesë Joan Duka Vataces dhe despotit të Epirit Mihail II Engjëlli, konflikt që u zhvillua në trevat shqiptare.
Gulami me ushtrinë e tij ishte rreshtuar përkrah Mihailit II.
Më 1253 perandori bizantin e ftoi të kalonte në anën e tij duke u nisur edhe nga fakti që midis Gulamit dhe familjes perandorake kishte lidhje farefisnie.
Ky fakt flet për mundësinë që Gulami të ishte një pasardhës i Dhimitrit të Arbërit.
Mori pjesë përkrah bizantinëve në luftën që u zhvillua për qytetin e Devollit.
Pas fitores së korrur, perandori nuk e njohu Gulamin si sundimtar të Arbërisë, por vendosi aty një qeveritar bizantin, çka u bë shkak për shpërthimin e kryengritjes së Arbërisë më 1257-1259.
Gazeta Dita