Kush ka qenë Kadri Prishtina? –
Kush ka qenë Kadri Prishtina? –
Hoxhë Kadri Prishtina, 1878 – 1925) ka qenë jurist dhe atdhetar i njohur.
Ka lindur në Prishtinë, por arsimin e lartë e mori në Stamboll për pedagogji e drejtësi. Atje u burgos për veprimtari patriotike.
Më 1914-n u kthye në atdhe dhe ishte një nga themeluesit e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” të krijuar në Shkodër më 7 nëntor 1918 (kryetar i tij).
Në bashkëpunim me Bajram Currin dhe Hasan Prishtinën zhvilloi një veprimtari të gjerë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të popullsisë shqiptare të Kosovës.
Në Kongresin e Lushnjës u zgjodh Ministër i Drejtësisë dhe më 1921 nënkryetar i Parlamentit shqiptar.
Në qeverinë e Hasan Prishtinës të dhjetorit 1921 u caktua përsëri Ministër i Drejtësisë.
Ishte kundërshtar i hapur i Ahmet Zogut. Më 1922-1923 mërgoi në Austri.
Pas kthimit prej andej botoi në Shkodër më 1923 revistën “Udha e së vërtetës”.