“Kush mendon se fati i tij është më i….”/ Ilir Meta del në konferencë për mediat, thirrje urgjente për marrëveshjen e shumëpërfolur: Koha po mbaron, reflektim se ndryshe…
“Kush mendon se fati i tij është më i….”/ Ilir Meta del në konferencë për mediat, thirrje urgjente për marrëveshjen e shumëpërfolur: Koha po mbaron, reflektim se ndryshe…
24 SHTATOR 2020
Presidenti i shtetit, Ilir Meta, ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat, ku vazhdon të bëjë thirrje për marrëveshjen e shumëpërfolur të 5 qershorit.
“Reflektim se përndryshe do ketë vetëm një fajtor i cili do të mbajë të gjithë përgjegjësinë”, u shpreh Meta.
“…Është përmbushja e të gjithë atyre prioriteteve që kanë të bëjnë me çeljen e negociatave dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësimin dhe përmbushjen e kushteve. Maqedonia e Veriut ka bërë një progres të jashtëzakonshëm dhe ka treguar se ka një klasë politike të përgjegjshme, që merr përgjegjësi, që realizon zgjedhje të lira e të ndershme, që respekton votën e qytetarëve dhe shpresoj që kjo të arrihet dhe në vendin tonë. Por nga sjellja antikushtetuese që goditi marrëveshjen e 5 qershorit tregon që jemi në kurs të kundërt.
Çështja e hapjes së listave është çështje që i takon palëve. për mua si president mbetet e rëndësishme respektimi i marrëveshjes së 5 qershorit. Unë u përpoqa të jap kontributin tim, që opozita të mos vendoste si kusht, qeverinë e përkohshme. opozita bëri lëshimin shumë të madh duke pranuar të mos vërë një kusht të tillë, duke mbyllur një marrëveshje për të ardhmen e shqiptarëve. Unë mendoj se ka mbetur dhe pak kohë për të reflektuar dhe uroj të ketë reflektim, përndryshe kuptohet që përgjegjësia do të jetë e vetëm një fajtori. Nuk do të ketë dy fajtorë, as 4 nëse shkelet marrëveshja, vetëm një. I cili për fatin e tij personal, vë fatin e 4 mln shqiptarëve. Çështjet shtetërore dhe interesi kombëtar janë të paprekshëm dhe duhet të respektohen njësoj nga të gjithë. Kush mendon se fati i tij është më i rëndësishëm se e ardhmja europiane e Shqipërisë e ka shumë gabim”, thekson Meta.
Gazeta Sot