“Kush merr peng autobusin zgjidhja…” Meta: Nuk sakrifikohet populli për kokën e Edi Ramës apo dhe timen
“Kush merr peng autobusin zgjidhja…” Meta: Nuk sakrifikohet populli për kokën e Edi Ramës apo dhe timen
18 SHTATOR 2020
Tejet i ashpër është shfaqur Ilir Meta ditën e sotme në konferencën për shtyp, duke paralajmëruar kryeministrin Edi Rama dhe mazhorancën për lëvizjet që do të marrë, duke i kërkuar që të mos lëvizin nga marrëveshje e 5 qershorit. Duke perifrazuar një diçka si një pengmarrje në një autobus, presidenti theksoi se negociohet me pengmarrësin, por në fund zgjidhja është në dobi që të mos mbahen peng pasagjerët, pra populli.
“Qëndrimet e Presidentit kanë qenë të gjitha të qarta, se çfarë do të bëjë mazhoranca, është puna e saj dhe unë s’i pengoj dot të bëjnë vendime të marra. Por që vendi të merret peng dhe e ardhmja evropiane të merret peng për shkak të një bande oligarkësh, banditësh, kjo nuk ka për të ndodhur kurrë. Kam qenë dhe kryeministër dhe jam ndeshur me situata të vështira. Ju e dini që kur një person merr peng një autobus, përpiqesh të vendosësh me të një kontakt që të shpëtojnë të gjithë, edhe qytetarët, por edhe pengu mos të ketë fat të keq. Por kur rrezikohen të gjithë qytetarët, pastaj merren vendime të forta dhe askush nuk do ta ketë fajin, nëse do të ketë të zgjedhur që për fatin e tij të sakrifikohet populli.
Nuk do të sakrifikohet e ardhmja evropiane e Shqipërisë as për kokën e Metës, as të Ramës apo Bashës, Shqipëria ka qenë përpara nesh dhe do të mbijetojë sërish. Nuk do të ketë lojëra, nuk do të ketë më as marrëveshje kundër zgjedhjeve, është vetëm marrëveshja e 5 qershorit, dhe e vetmja gjë që i shtohet është hapja e listave 100%. Tani do të iki në Dibër, në vendlindjen e Elez Isufit, që gjithë jetën e tij luftoi kundër gjithë pushtuesve dhe ta dinë të gjithë që ky është një vend që pas 25 prillit do iu takojë gjithë qytetarëve shqiptarë dhe kurrsesi një kaste të papërgjegjshme”, deklaori Meta.
Madje ai doli edhe kundër nismës për ligjin që po shqyrton mazhoranca për kompetencat e presidentit. Ai e cilësoi si një ligj Kushtetues për një parlament antikushtetues. Sipas tij, mazhoranca e ka provuar sa herë është përballuar me presidentin në Venecia.
“Ky ësht ëpresidenti i popullit të 2 marsit, jo i KLSI dhe jo i opozitës. Populli i presidentit ësyhtë atuy dhe prapë kërkon shëprndarjen, edhe është shtuar. Duan të shpëndahen para 25 prillit dhe ta provojnë e nuk dijnë se kur të futen, le ta rpovojnë të më shkarkojnë dhe ta shtojnë. Presidenti ka respketuar kushtetutën dhe jo grushtin e shtetit”, theksoi Meta.
Ai ripërësëriti disa mesazhet e forta, duke shtuar se “Kupa është derdhur me kohë, nuk do të ketë më lojra, as marrëveshje kundër zgjedhjeve”
“Se çfarë bën mazhoranca, është zgjedhje e saj. Presidenti di vetëm Kushtetutën. Dhe i përshtatet dhe do i përshtatet çdo situatë në mbrojtje të Kushtetutës. Thelbi i saj është pluralizmi politik dhe zgjedhjet e lira e të ndershme. Asnjë i sëmurë mendor, apo i marrosur pas pushtetit të pamerituar dhe të vjedhur nuk duhet t’i shkojë mendja se Presidenti i këtij vendi mund të frikësohet, intimidohet, dhe dekurajohet të përmbushë misionin historik. Nëse këtij parlamenti nuk i mjaftojnë gjithë ato rekorde negative në këto 30 vite. Kam dyshime se do mbetet si parlamenti i 1 prillit. ‘’- tha Meta.