Kush nuk respekton të vdekurit është moralisht i vdekur.
Kush nuk respekton të vdekurit është moralisht i vdekur.
Nga: Albert Nikolla
Poeti italian Giuseppe Ungaretti thoshte se kush nuk respekton të vdekurit është moralisht i vdekur.
Personave që përdhosnin të vdekurit u ka kushtuar poezinë “Mos klithni”!
Ndalni së rivrari të vdekurit,
Mos klithni më, mos ulërini
Nëse doni t’i dëgjoni përsëri,
Nëse shpresoni te Shëlbimi.
Të vdekurit kanë pëshpëritje që nuk ndihet,
Nuk bëjnë më zhurmë.
Teksa bari rritet,
I lumtur që njeriu nuk e shkel e lë gjurmë!
Huazuar nga FB, Albert Nikolla