
Kushtetuesja flet më 19 nëntor për Berishën, Sula: – Gjykata është tejet e vonuar, situata është e tejkaluar

25 Shtator 2024
Më 19 nëntor, në orën 10:00 do të mbahet seanca në Gjykatën Kushtetuese mbi ankimin e ish-kryeministrit Sali Berisha për masën e parë të sigurisë, “detyrim me paraqitje”, të dhënë në tetor të vitit 2023.
Lidhur me këtë, deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” deklaroi se ky vendim është tejet i vonuar pasi sipas tij është një situatë e tejkaluar.
“Por, mendoj se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë shumë e kujdesshme. Ajo duhet ta shikojë si një qytetar me të gjitha të drejtat që i takojnë.
Pastaj akuzat për veprat penale janë gjykatat e tjera që e vlerësojnë rastin”, theksoi ndër të tjera, deputeti Dashnor Sula.