Teatri Kombetar 24 korrik 2019. Foto Jaho Brahaj

Kushtetuesja kalon për shqyrtim kërkesën për shembjen e Teatrit Kombëtar dorëzuar nga Meta

22 Janar 2021

Gjyqtarët e Kushtetueses kanë vendosur në dhomën e Këshillimit që të kalojnë për seancë kërkesën e Presidentit Ilir Meta, për ligjin për prishjen e Teatrit Kombëtar dorëzuar në korrik të 2019 dhe kërkesën e dytë dorëzuar në maj të 2020 për vendimin e Këshillit të Ministrave për kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë.

Vendimi i gjyqtarëve është marrë në dhjetor të 2020, por ende nuk ka një datë të përcaktuar se kur do të zhvillohet kjo seancë.

Palët janë njoftuar dhe kanë paraqitur pretendimet dhe shkresat e tyre. Gjykata Kushtetuese aktualisht ka kuorum për vendim Pranim Padie apo Rrëzim Padie, por jo për marrje vendimi.

Teatri Kombetar 24 korrik 2019. Foto Jaho Brahaj

Godina e Teatrit Kombëtar u shemb më 17 maj 2020, pas dy vitesh protestë nga disa artistët që kërkonin mbrojtjen e godinës.

I.K./Shqiptarja.com