“Kushtetuesja” nuk e shkarkoi, reagon Presidenti Meta: – Maskaradë politike, tentuan të më shntazhonin
“Kushtetuesja” nuk e shkarkoi, reagon Presidenti Meta: – Maskaradë politike, tentuan të më shntazhonin
17 SHKURT 2022
Meta tha gjatë një interviste në “RTSH24” se e priste këtë vendim pasi nuk bërë asnjë shkelje kushtetuese. Sipas Presidentit, hetimi ndaj tij ishte një maskaradë politke dhe se i gjithë procesi është bërë për të shantazhuar atë.
“Nuk kam pasur asnjë shqetësim për një çështje e cila ka qenë inekzistente, sepse jo vetem nuk kam bere as shkelje te rende dhe as te lehte te Kushtetutës, por edhe kam qenë i bindur që ky ka qenë një proces politik.
Nuk është rastësi që është bërë në këto momente, ka qenë një tentative për të kapur të vetmin institucion të pavarur por dhe për të hequr vëmendjen nga aferat korruptive te qeverise. Ky ishte hetimi i trete kundër meje. Nje maskarade politike, nje shoë. Kërkesa për shkarkim nga Parlamenti ka qene shantazh ndaj Presidentit,për qëndresën që ai ka bërë për mos kapje të shtetit. Kjo kërkesa ka qenë e paligjshme dhe në formë hakmarrje e mazhorancës ndaj Presidentit të Republikës.”-tha Meta.
Gazeta Shqip