Kushti i Ramës, asgjësimi i shtresës së mesme
24 Dhjetor 2023
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me vendimin për hyrje në fuqi në janar të vitit 2024 të taksës 23% për profesionet e lira.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Vasili thekson se qëllimi i Ramës me çdo kusht është asgjësimi i shtresës së mesme.
Asgjesimi me çdo kusht i shtreses se mesme, objektivi i Rames!
Taksa 23% e qeverise se Rames per profesionet e lira do te filloje te zbatohet nga 1 janari 2024.
Eshte qartesisht nje takse diskriminuese sepse ka bisnese te tjera, qe perjashtohen nga nje taksim i tille edhe pse krijojne te njejtin nivel te ardhurash.
Per shembull qeveria vendos Tatim zero për lojtarët e bixhozit.
Ndersa 23% për profesionet e lira qe me aq mund e sakrifica realizojne te ardhurat pa asnje ndihme nga shteti
Qellimi real i nje takse te tille eshte ne funksion te strategjise se Rames per te zhdukur me cdo kusht shtresen e mesme ne Shqiperi.
Te ardhurat e pritshme nga taksa 23% per profesionet e lira llogaritet te jete rreth 28 milion euro, pra sa nje km rruge nga rruget e florinjta, qe tenderon qeveria e Rames ne vazhdimesi.
Pra efekti ekonomik ne buxhetin e shtetit e shtetit eshte thuajse asgje duke llogaritur edhe se buxheti i shtetit eshte mbi 7 miliard euro.
Jane plot 169 profesione te lira qe do te taksohen me 23%.
Keta mijra profesioniste, qe jane aq te nevojshem shtyhen te largohen nga vendi perfshire ketu mjeke ,arkitekte etj.
Si perfaqsues te shtreses se mesme goditja ndaj profesioneve te lira eshte nje goditje e rende ndaj kesaj shtrese.
Edi Rama kerkon me cdo mjet nje Shqiperi pa identitet shoqeror, identitet te cilit ai i trembet per vdekje.
Edi Rama kerkon nje Shqiperi ekstremisht te polarizuar, me vetem dy pole: nga njera ane nje grusht njerezish shume te pasur te kontrolluar prej tij dhe nga ana tjeter shumica derrmuese e popullsise teper te varfer dhe lehtesisht te manipulueshem e te nenshtruar, votat e te cileve mund te shitblihen lehte nga Rama.
Nje Shqiperi pa shtrese te mesme eshte nje vend i atrofizuar nga fuqia e mendimit profesional, intelektual dhe reagimit shoqeror.
Ne kete menyre Shqiperia shkon drejt degradimit te thelle, prapambetjes, injorances dhe korrupsionit epidemik, duke u bere viktime e germadhe e klikes politike ne pushtet.
Kjo takse 23% mbi profesionet e lira eshte deshmi absolute se Rama kerkon me cdo mjet qe te realizoje shpopullimin e sforcuar dhe asgjesimin demografik te Shqiperise.
Demet e kesaj qeverisje rilindase jane shume te renda dhe afatgjata, ato po formesojne nje degradim te pakthyeshem dhe mjerues te Shqiperise.