Kuvendi i Berishës voton sot për shkarkimin e Bashës si kryetar i PD, me 18 dhjetor referendum
Kuvendi i Berishës voton sot për shkarkimin e Bashës si kryetar i PD, me 18 dhjetor referendum
Nga OraNews
11 Dhjetor 2021
Kuvendi i Foltores do të votojë sot për shkarkimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për thyerje të rënda të statutit të PD. Votimi do jetë i fshehtë.
Fleta e votimit do të ketë pyetjen: A jeni dakord me shkarkimin e kryetarit të PD Lulzim Basha.
Më pas vendimi i Kuvendit do të shkojë për referendum te anëtarësia. Referendumi do të mbahet me 18 dhjetor 2021.
Pyetja do të jetë: A jeni dakord me vendimin e Kuvendit për shkakimin e kryetarit Lulzim Basha.