Kuvendi: – Nuk lejohen në mbledhjen e Byrosë, demokratët përplasen me Gardën: – Jeni kthyer në patronazhistë!
23 Shkurt 2023
Deputetët demokratë janë duke treguar rezistencë para dyerve të Kuvendit, pasi nuk lejohen të hynë në seancën plenare pas përjashtimit.
Deputetët kërkojnë të marrin pjesë në mbledhjen e byrosë ku do të shqyrtohet ankimimi i tyre kundër kërkesës së socialistëve për t’i përjashtuar, ku dhe nuk kanë munguar përplasjet me Gardën.
Teksa janë ndaluar për të hyrë, deputetja Albana Voksi ka paralajmëruar punonjësit e Gardës që mos t’i prekin demokratët.
“Duhet të jenë brenda mbledhjes së byrosë. Hape rrugën. Fola me sekretaren. Çfarë po bën, mos prek deputetët me dorë. Po e bëni pis këtë kostum. Guxoni ju vini dorë mbi deputetin”, tha Vokshi.
Pas përplasjes, një nga punonjësit e gardës kërkoi ndjesë, por kjo nuk u pranua nga deputeti i PD, Luan Baçi.
“Nuk kemi nevojë për ndjesën tuaj. Jeni kthyer në patronazhistë të gjithë”, deklaroi ai.
Gazeta Shqiptare