Kuvendi/ Ora News zbardh disa nga ndryshimet në Statut, një komision i përkohshëm merr drejtimin e partisë
Kuvendi/ Ora News zbardh disa nga ndryshimet në Statut, një komision i përkohshëm merr drejtimin e partisë
11 Dhjetor 2021
Ora News zbardh disa nga ndryshimet që pritet të propozohen ditën e sotme në Kuvend për sa i përket ndryshimit të Statutit të PD-së.
Në dokumentin e siguruar nga gazetri i Ora News, Everest Dedaj thuhet se menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij Statutit dhe deri në përfundim të konstituimit të organeve të reja sipas tij parashikohet ngritja e një Komisioni të Përkohshëm të Rithemelimit që merr drejtimin e ekzekutiv të PD-së.
Periudha tranzitore nuk duhet të jetë jo më shumë se 4 muaj.
Komisioni përbëhet nga 15 anëtarë që zgjidhen nga Kuvendi kombëtar.
Çdo akt i organeve të PD-së i ndërmarrë para hyrjes në fuqi të këtij Statuti dhe që bie në kundërshtim me dispozitat e tij, shfuqizohet automatikisht me hyrjen në fuqi të Statutit.
Një nen i veçantë është edhe për procesin e zgjedhjeve. Procesi nis me krijimin e organeve të reja dhe paraprihet nga një proces anëtarësimesh të reja dhe verifikimi i anëtarësisë ekzistuese.
Zgjedhjet brenda PD-së do të nisin nga baza dhe përfundojnë në qendër.
Këtyre rregullave do t’i nënshtrohet dhe procesi i zgjedhjes së kryetarit të partisë sipas parimit një anëtar një votë.
Nga OraNews