Ky është 27-vjeçari që ekzekutoi Alfred Dedjan, kush është prokurori që liroi vrasësin nga burgu (Foto)
1 Dhjetor 2024
Personi që shihni në foto është Julian Gjoshi, 27-vjeçari i cili ekzekutoi me armë zjarri pasditen e kësaj të diele 50-vjeçarin, Alfred Dedja.
Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në llogarinë e tij në “Facebook”, ka publikuar foton e së riut i cili i mori jetën, 50-vjeçarit Dedja ose i njohur ndryshe me pseudonimin “Daku”.
Sakaq, burime për mediat bëjnë me dije se “Daku” dhe i riu kishin njohje të hershme pasi vite më parë 50-vjeçari ka qenë menaxher tek “Golden Resort”, i cili është në pronësi të Altin Hajrit, kunatit të 27-vjeçarit.
Reagimi nga Sali Berisha:
“Olsi Dado liroi vrasësin nga burgu!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!
Pershendetje Dr Autori i vrasjes se sotme ne Ndroq Julian Gjishi rezulton si personazh ne aplikacionin Sky Ecc ku Altin Hajri dhe Jurgis Çyrbja diskutonin per lirimin e tij pasi ishte kapur me arme … ku prokurori qe liroj Julian Gjoshin rezulton Ols Dado aktualisht Prokurori i SPAK“, shkruan Berisha, teksa poston foton me poshte: