Ky është libri më i madh i botës dhe ndodhet në Azi
Ky është libri më i madh i botës dhe ndodhet në Azi
Kuthodaë Pagoda i Myanmar është një faltore Budiste e përbërë nga qindra pllaka guri të gdhendura të cilat nga një farë distance ngjajnë si një grup tempujsh të vegjël.
Megjithatë, të kombinuara, ato formojnë tërësinë e mësimeve të Budës. Secila prej 730 pllakave përmban një sipërfaqe mermeri, të gjatë 5 metra dhe që e gjitha është e mbushur me mbishkrime.
Tabletat dikur ishin të mbuluara me gurë të çmuar dhe ishin zbukuruar me bojë ari; megjithatë, pas pushtimit britanik, faqja u grabit dhe mbetën vetëm shkrimet në të.
Sot, libri mbetet akoma i disponueshëm për vizitorët, pasi shkrimi është në bojë të zezë dhe është lehtësisht i lexueshëm dhe me shumë mundësi do jetë i lexueshëm edhe në vitet në vazhdim.
Marrë nga: greatbigstory.com