Ky është uiski skocez që kushton më shumë se një Porsche e 2020-ës. –
Ky është uiski skocez që kushton më shumë se një Porsche e 2020-ës
Po të kishe 100,000 dollarë mund të blije një Porsche 911 Carrera të 2020…dikush zgjodhi të blejë thjesht një shishe uiski.
1.9 milionë Dollarë është vlera e cila u arrit në ankand, shuma më e lartë që një shishe pije alkoolike është blerë.
Shishja ‘Macallan’, e prodhuar në 1926 me 700 mililitra, ishte pjesë e një koleksioni prej 178 shishesh të markës së njohur, të cilat datonin që nga viti 1926 e deri në 1991.
Rekordi i mëparshëm ishte 1.5 milionë Paund, për një shishe uiski nga e njëjta fabrikë skoceze dhe u shit në Nëntor të vitit të kaluar.
Shtëpia e ankadit që mori përsipër organizimin e saj, tha se ky çmim ishte i papritur, por megjithatë i justifikueshëm, pasi asnjëherë nuk ka një çmim të mirë për një uiski të mirë.
l.h/ dita