Ky ilaç antiviral ndalon deri në 100 herë përhapjen e COVID-19, mund të përfaqësojë një armë jashtëzakonisht të vlefshme në luftën kundër pandemisë

18 SHKURT 2021

Një ilaç antiviral që po jep shumë efekte pozitive po shton shpresa të mëdha. Një ekip kërkimor amerikan, i udhëhequr nga shkencëtarë të Universitetit të Karolinës së Veriut, ka treguar se ilaçi Molnupiravir (EIDD-2801) zvogëlon ndjeshëm përhapjen virale të koronavirusit SARS-CoV-2, kur administrohet para dhe pas ekspozimit ndaj patogjenit, raporto Ansa.

Ky ilaç eksperimental antiviral i krijuar, fillimisht, për të luftuar viruset e gripit, jo vetëm që është në gjendje të frenojë shumëzimin e koronavirusit SARS-CoV-2, por gjithashtu mund të parandalojë në mënyrë efikase infeksionin.

Molnupiravir, i njohur gjithashtu si MK-4482/EIDD-2801, ka arritur rezultate jashtëzakonisht të rëndësishme në testet laboratorike.

Ilaçi tashmë ka hyrë në provën klinike Faza 2/3 dhe nëse rezultatet e vëzhguara në laborator konfirmohen edhe te njerëzit, mund të përfaqësojë një armë jashtëzakonisht të vlefshme në luftën kundër pandemisë së COVID-19.

Gazeta Sot