‘Ky njeri është i metë’, Kryemadhi nuk përmbahet: – Rama po kërcënon me jetë qytetarët për …
‘Ky njeri është i metë’, Kryemadhi nuk përmbahet: – Rama po kërcënon me jetë qytetarët për …
30 MARS 2021
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është përgjigjur sonte në “Tempora” deklaratës së Ramës nga Lezha, ku tha se “nëse vijnë ata në detyrë, vaksinat nuk do vijnë siç po vijnë tani, mirë që s’do vijnë siç po vijnë tani, por s’do vijnë fare”.
Kryemadhi tha se kjo është një mënyrë e turpshme e të bërit fushatë nga Rama, duke kërcënuar me jetë qytetarët shqiptarë.
Sipas saj Rama po iu thotë qytetarëve “më votoni ose do vdisni pa vaksina”.
Gjithashtu kryetarja e LSI bëri akuzën e fortë për kryeministrin dhe Ministrinë e Shëndetësisë, duke thënë se gjatë kohës së pandemisë, janë fshehur 9000 vdekje nga Covid.
‘Edi Rama më bën për të qeshur, më kujtohet filmi “Mëngjese Lufte”, ku i biri i beut thoshte. “topi është i imi, penalltinë e gjuaj vetë”. Ky kërcënon qytetarët me vaksinën, është një lloj si ligji që ka qenë për agjitacion dhe propagandë, që dënohej me burg deri në varje në litar. Ky thotë nëse nuk votoni PS unë do ju lë të vdisni. Ky dhe Ministria e Shëndetësisë kanë fshehur 9000 vdekje. Në çdo vend të botës i kishin vënë prangat. Ky njeri o është i metë ose kriminel, se kërcënon me jetë. Më jepni votën ose do të vdisni. Prokurorët e Ulsi Manjës pas 25 prillit do e ndërrojnë tabelën do thonë s’na la Edi Rama të bëjmë drejtësi.’-tha Kryemadhi.
Gazeta Sot