Ky rajon i njohur italian po vendos kufizime ‘drastike’ për turistët!
16 Prill2023
Ndërsa një mori turistësh po zbresin në Itali për atë që duket të jetë një sezon veror i ngarkuar, një rajon specifik ka kufizuar numrin e vizitorëve në një përpjekje për të parandaluar mbi-turizmin.
Rajoni autonom i Alto Adige, i njohur gjithashtu si Bolzano – Tiroli i Jugut, në veri të vendit, ka vendosur një kufi për vizitorët gjatë natës, duke kufizuar numrat në nivelet e vitit 2019 dhe duke vendosur një ndalim për çdo hapje të re akomodimi nëse një tjetër nuk është mbyllur.
Rajoni, i cili kufizohet me Austrinë, është një nga portat më të njohura për në malet e Dolomitit, ku vizitorët vërshojnë për të parë maja spektakolare të thepisura që shkëlqejnë rozë në perëndim të diellit, liqene akullnajore ëndërrimtare dhe zona vendase tipike e interesante, ku mund te degustohet birra lokale dhe ku mund të praktikohet gjermanishtja e tyre pasi provinca është bilingual (dygjuhëshe).
Kryeqyteti Bolzano është gjithashtu shtëpia e një banori me famë botërore: “Ötzi the Iceman”, trupi i mumifikuar natyrshëm i një njeriu vendas që vdiq rreth 5200 vjet më parë. Trupi i tij së bashku me rrobat e tij të ruajtura pothuajse në mënyrë perfekte ka një muze në qytet.
Arnold Schuler, i cili është përgjegjës për turizmin në provincë dhe që propozoi ligjin e ri, tha se rajoni kishte “arritur kufirin” e asaj që mund të mbante.
“Ne arritëm kufirin e burimeve tona, kishim probleme me trafikun dhe banorët e kanë të vështirë të gjejnë vende për të jetuar,” tha ai, duke shtuar se ata duan të “garantojnë cilësinë [e jetës] për vendasit dhe turistët”, gjë që ka qenë duke u rritur më shumë gjatë dekadës së fundit.
Kushdo që dëshiron të hapë një hotel, B&B ose një shtëpi pushimi me qira në të ardhmen do ta ketë të vështirë, por jo domosdoshmërish të pamundur.
Nëse mbyllet një biznes, caktimi i “shtretërve” do t’i kthehet komunës ose autoritetit lokal. Lëvizja është pjesë e një dokumenti 100 faqesh të quajtur “Programma provincial per lo sviluppo del turismo 2030+”, ose Programi për zhvillimin e turizmit përtej vitit 2030 në provincë.
Një dokument prej 100 faqesh përshkruan vitet e kërkimit që hynë në program dhe tregon se si ai synon të zhvillojë rajonin në mënyrë të qëndrueshme. Një lëvizje tjetër është futja e një sistemi vlerësimi me “yje të gjelbër” për të shpërblyer hotelet që punojnë në mënyrë të qëndrueshme.
Edel Strazimiri / SCAN