Kyriakos Mitsotakis: – Skulpturat e Partenonit janë pronë greke. – Greket kerkojnë dhe mbrojne Trashegimine e tyre
28 Nentor 2023
Reagime të forta ka shkaktuar në Britani qëndrimi i kryeministrit të vendit Rishi Sunak për anulimin e takimit me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, pas deklaratave të këtij të fundit në BBC për çështjen e skulpturave të Partenonit.
“Diplomaci shumë e keqe. Kryeministrat britanikë nuk bëjnë ofendime të tilla ndaj homologëve të tyre miq”, ka reaguar një qytetar.
“Sjellja e qeverisë britanike është fyese për Greqinë. Skulpturat e Partenonit janë pronë greke dhe duhet të kthehen në Greqi”, thotë një tjetër.
Intervista e Kyriakos Mitsotakis me BBC në tokën britanike me Skulpturat e Partenonit në sfond ishte arsyeja që kryeministri britanik Rishi Sunak të anulonte takimin e planifikuar me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në 10 Doëning Street në Londër nesër.
Duke folur për BBC, Mitsotakis theksoi , ndër të tjera, se Skulpturat e Partenonit “do të dukeshin më mirë në Muzeun e Akropolit. Nuk është çështje kthimi, Skulpturat janë të Greqisë dhe janë vjedhur”.