Lahuta e EPOSIT TONE, nje nga te paktet ekzemplare te hershem qe ruhen ne zonen e Pukes.-
Lahuta e EPOSIT TONE, nje nga te paktet ekzemplare te hershem qe ruhen ne zonen e Pukes.-
Nga Jaho Brahaj.-
Ruhen shume pak instrumente muzikor nga me te vjeterit e Shqiperise se Veriut. Dikur cdo shtepi ne disa krahina te Malesise se Veriut kishte nje lahute, te cilat ishin te punuara nga mjeshterit tradicional, te thjeshta por me zbukurime (me incizim) kryesishte me motive gjeometrike e keto zbukurime kane nje pasuri motivesh grafike te shenjave dhe simboleve te besimit pagan. Ne koken e lahutes shpeshhere kemi gdhendje skulpture: figura mitike dhe kulti e nganjehere edhe pa keto gdhendje, por me zbukurime me motive kulti etj.
Detyre paresore (e domsdoshme dhe urgjente) eshte qe keto instrumente te Eposit tone t’i inventarizojm me dokumentim sipas kritereve shkencore. Por fatkeqesishte ne shumicen prej ketyre instrumenteve qe ruhen ne familjet fshatare po vihet dore duke i pastruar me kruarje (gerryerje) me mjete jo te pershtatshme qe i demtojne. Eshte veshtire te gjesh nje lahute qe nuk i eshte hequr patina (shtresa e jashtme e drurit), nga nje here duke e demtuar edhe drurin ne teresine e tij. Te shumta jane edhe lahutat e demtuara nga krimbi i durit
I gjithe siperfaqja e instrumentit ka patur patine ne ngjyre te erret kafe ne nuanca afer te zezes, sic shikohet ne pak pjese ne foto. Eshte zbardhur nga "pastrimi" i pa pershtatshem.
Per ilustrim te demtimit nga “pastrimi” i dhnshem dhe nga Krimbi, po japim keto foto nga nje lahute e ruajtur Brigjeve te Drinit, Malesia e Pukes.
Ruajtja e ketyre instrumenteve muzikore per kulturen tone eshte me shume rendesi, se jane keto qe i mbajten ne dore dhe i kishin ne zemer rapsodet tone, qe na percollen brez pas brezi Eposin Tone te Kreshnikeve.
Fotot J. Brahaj.