15 Prill 2025

Strategu i fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike e ka një plan për të sjellë opozitën në pushtet me votën e 11 majit. Duke bindur shqiptarët të shkojnë drejt kutive të votimit sepse Rama i druhet votës kjo është arsyeja pse kryeministri pak ditë më parë u bëri thirrje shqiptarëve të mos shkojnë të votojnë.

 “Roli im është që të sigurohem se doktor Berisha dhe kandidatët të cilët po garojnë për deputet të fitojnë dhe se ai do të bëhet kryeministri i ardhshëm…
…Këshilloj kandidatët. Flas me doktor Berishën. Diskutojmë për strategjinë, diskutojmë për mesazhin dhe rëndësinë e mesazhit dhe rëndësinë e të qenit aktiv në terren e të folurit me votuesit në mënyrë që të sigurohesh që njerëzit do të votojnë.  Edi Rama dilte dhe u thoshte njerëzve që të mos votonin. E bën diçka të tillë sepse nuk e përballon dot votën e qytetarëve. Po përpiqemi që t’i inkurajojmë njerëzit që të shkojnë të votojnë sepse ndiejmë që kjo do të ndihmojë doktor Berishën”tha LaCivita në një intervistë mbrëmë për emision “Opinion”

Beson se programi i PD-ASHM i drejtuar nga lideri Sali Berisha është solid dhe do i japë zgjidhje shumë problemeve të mëdha me të cilat përballet Shqipëria

“Mendoj se kanë një program shumë solid. Jo vetëm që flasim për pagën minimale, flasim për minimum jetik, flasim për vëmendjen që duhet kushtuar në mënyrë që familjet shqiptare të mos copëtohen ngaqë të rinjtë largohen duke shkuar në Itali, në Shtetet e Bashkuara apo në Greqi për të gjetur punë. Mund të qëndrojnë këtu. Familja është shumë e rëndësishme. Të siguruarit që familja do të qëndrojë së bashku. Edhe një herë, ka të bëjë me ofrimin e shpresës dhe mundësive dhe votuesit e rinj… votuesit e ri në Shqipëri kanë një mundësi shumë të mirë për të vendosur të ardhmen e tyre e si kanë për të ecur gjëra” 

La Civita ka dhe një argument bindës për të rrëzuar sondazhet mediatike të cilët e nxjerrin PD forcë të dytë.

“Kam 35 vite përvoje politike në të gjithë botën dhe sondazhet mediatike… nuk janë të vërteta. Ka pasur shumë sondazhe që thoshin se Donald Trump nuk do të fitonte. E kam jetuar, parë, përjetuar. Të gjitha sondazhet thonin se Donald Trump do të humbiste me 8 – 10 %. Të vetmet sondazhe që i besoj janë ato për të cilat paguajmë. Nuk mbështetemi tek sondazhet mediatike. Ne kemi sondazhet tona por nuk flas për ta”

Si mundet që Partia Demokratike të shkatërrojë numrin kaq të madh të votave të Edi Ramës?

LaCitiva:  “Ky është realiteti i zgjedhjeve të kaluara… Mënyra është shumë e thjeshtë. Ka të bëjë me përcaktimin e këtyre 12 viteve të fundit. Ka të bëjë me përcaktimin e dështimeve të Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Jo vetëm te korrupsioni, por edhe te mënyra se ku e ka çuar ekonominë, e cila është shumë e paqëndrueshme. Njerëzit nuk ndihen shumë mirë për të ardhmen e tyre dhe ka të bëjë jo vetëm me të folurit se çfarë është, por po ashtu me të ofruarin e mundësisë për t’i rregulluar gjërat. Doktor Berisha ka në plan t’i bëjë të dyja”

Fevziu: Megjithatë kemi 2 probleme këtu. Numri i njerëzve të cilët janë kundër Ramës janë më shumë se 50% e votuesve, diku te 52-53% sipas zgjedhjeve të fundit. Megjithatë, njerëzit që votojnë për opozitën e sidomos për Partinë Demokratike është gjysma e këtyre njerëzve. Pse ekziston ky hendek midis atyre që nuk e kanë qejf Ramën dhe atyre që votojnë opozitën?

LaCivita: Sistemi me partitë dhe sistemi në vetvete është një prej truqeve të zgjedhjeve parlamentare. I bën gjërat pak të vështira. Megjithatë unë mendoj se duke i motivuar njerëzit të votojnë jo vetëm për të ndryshuar, por po ashtu për një ardhme më të mirë, është një arsye shumë e mirë motivuese dhe do ta sjellë Partinë Demokratike, aty ku duhet të jetë, te fitorja….

Shqiptarët nuk duhet të harrojnë se përballë Berishës energjik dhe me shumë energji e gjallëri, është Rama që rri ulur e flet para kompjuterit

Fevziu: Ka shumë njerëz që mendojnë se Rama punon shumë keq, etj., por nga ana tjetër Berisha është 81 vjeç, 20 vite më i madh se Rama, e ka mbyllur ciklin e tij 1991 në 2013. Pse të votosh për dikë që është 80 vjeç në krahasim me dikë që është 61 vjeç?

LaCivita: Doktor Berisha ka më shumë energji dhe gjallëri se Edi Rama që rri ulur dhe shikon ekranin e kompjuterit dhe flet para kompjuterit të tij gjatë gjithë ditës. Ndërkohë që doktor Berisha është vazhdimisht rrugës duke u takuar me qytetarë dhe duke u angazhuar me to. Sinqerisht, gjithë ajo eksperiencë që ai mbart ndryshon gjithçka. Po ashtu mendoj se zgjedhjet kanë të bëjnë me atë që ka politikat më të mira për të ardhmen. Qartazi, këto janë të doktor Berishës.
Për strategun e fitores së Donald Trump gara është shumë e ngushtë nga çfarë mendon Rama dhe PD është në një pozicion shumë të mirë.

…Gara është shumë e ngushtë nga çfarë mendon Edi Rama e çfarë tregojnë sondazhet. …Jemi në një pozicion shumë shumë të mirë”

E pasi ti ketë dhënë fitoren PD-së e Berisha të bëhet kryeministër atëherë do të shijojë bukuritë e Shqipërisë

“Do të jem një turist i vërtetë pasi të fitojë doktor Berisha” tha ai