Laç, flakët drejtohen drejt banesave. – Ja kush është autori që i vuri zjarrin pyllit
22 Gusht 2023
Vatra e zjarrit që është aktivizuar ditën e sotme në një masiv pyjor në Laç vijon të përhapet, teksa autoritetet po ndërhyjnë nga toka dhe nga ajri.
Mësohet se flakët kanë nisur pas një zjarrëvnie të qëllimshme, teksa autori Vladimir Preng Hysku është arrestuar. Megjithatë, dyshoeht se ai ka vepruar së bashku me një tjetër person, për të cilin policia kan isur hetimet dhe po punon për ta arrestuar.
Flakët, të favorizuara dhe nga era, po kthehetn në një rrezik për banorët pasi mudn të prekë shtëpitë, teksa deri më tani ka djegur një sipërfaqe të madhe me pisha.
Të paktën 50 efektivë të Forcave të Armatosura, helikopteri Cugar dhe 2 mjete zjarrfikëse janë mobilizuar për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.
Gazeta Shqip