Lajm Arkiv: – Cdo Gusht ose Shtator nga Edi Rama perseritet Lajmi:

Naftë në Shpirag, Rama: Po afron ora vendimtare!

20 Shkurt, 2018

Një legjendë e Shpiragut vjen në ditët e sotme e rrëfyer nga kryeministri Edi Rama. Po në qendër të saj nuk është ndeshja me malin e tomorrit por nafta që kreu i qeverisë shprehet besimplotë se fshihet brenda nëntokës.

“Ndër shekuj kjo zonë është njohur për trashëgiminë kulturore, por pasuri  të panumërta natyrore, shumica e të cilave qëndrojnë të fjetura. E tillë është dhe rezerva e naftës që besohet se fsheh nënotka e Shpiragut që mund të transformojë jo vetëm zonën, por edhe Shqipërinë, dita e sotme e shënuar drejt së ardhmes”.

Nisi 100 vjet më parë kërkimi i naftës në Shqipëri por rezultatet nuk kanë qenë edhe aq fitimprurëse për vendin tonë.

Duket se sipas kryeministrit Rama kompania Shell pasi nisi kërkimet në blloqet 2 dhe 3 tani i është drejtuar bllokut 4.Ky investim përcjell edhe një mesazh për holandezët

Kjo do të vlejë që Shqipëria të shikohet në Hollandë e plotë ashtu siç është dhe jo e pjeshme që këtu nuk ka gjë tjetër veç krimit të organizuar.

Marrëveshja që u ënshkrua është në interest ë kompanisë por edhe në interest ë popullit shqiptar.Jo vetëm do të happen vende të reja pune, dhe kompania do të angazhohet për zhvillimin social të zonës, por edhe fitimi I shqipërisë është i majmë sipas kreut të qeverisë.

Shqiptarët janë bashkëpërfitues. Shqipëria sot garanton qartësi, transparencë dhe drejtësi në marrëdhëniet mes qeverisë e investitorëve të huaj”.

E nisi me histori dhe po ashtu e përfundoi duke kujtuar se 100 vjet më pas një profeci duket se po realizohet. /abcnews.al


Rama: “Shell”, testime për naftën e gazin e zbuluar në Shpirag

TIRANË, 9 shtator 2022 /ATSH/

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria nuk ka kapacitete prodhimi të naftës në vend për të kompensuar çmimin, pasi nafta që prodhon Shqipëria është naftë e rëndë.

Në një takim me dhomat e biznesit mbi rekomandimet e tyre për përmirësimin e klimës, Rama u shpreh se, “sa i përket tregut të karburanteve, përsëri ne këtu jemi në kushtet e folklorit. Nuk ka Shqipëria kapacitete prodhimi të naftës në vend për të kompensuar çfarëdoqoftë, nuk i ka, shumë e thjeshtë”.

“Nafta që prodhon Shqipëria është naftë e rëndë, dihet botërisht. Është naftë e cila tregtohet kryesisht për lëndë bituminoze dhe nga ana tjetër, rafineria, e cila tanimë është çmontuar, ishte jashtë çdo lloj mundësie për t’u rikuperuar, s’kemi lënë gjë pa provuar, s’kemi lënë kompani pa sjellë dhe në fund të gjitha kompanitë iknin dhe nuk kemi pasur asnjë ofertë, nga asnjë kompani serioze, sepse thoshin është një investim shumë i madh dhe nuk ia vlen barra qiranë për ta bërë këtë investim, sepse nuk e kthen me naftën që keni ju”.

“Zgjidhja që ne po kërkojmë është ndërtimi i një rafinerie të re. Por një rafineri të re mund ta ndërtosh, s’është problemi tek ndërtimi, problemi është tek nafta. Ku do të gjesh naftën që do të përpunojë rafineria? Dhe të gjesh naftën që do të përpunojë rafineria është gjeopolitikë, nuk është as tregti, nuk është as dreq, as shejtan. Është gjeopolitikë. Shpresoj që ne do t’ia dalim, akoma jemi në proces. Nuk mund të them që e kemi realizuar, por jam optimist që mund t’ia dalim. Nëse ne do të realizojmë rafinerinë dhe nëse ne do të garantojmë kontratat e duhura me naftën e duhur për përdorim, atëherë do të kalojmë në një nivel tjetër edhe në këtë aspekt. Atëherë do të flasim për çmim, atëherë do të flasim për konkurrencë, atëherë do të flasim dhe për shumë gjëra të tjera”, u shpreh Rama.

“Por sot të thuash që ul barrën mbi çmimin e naftës dhe mjafton të luftohet kontrabanda. Të flasësh për kontrabandë masive është opinion edhe ky. Faktet nuk e tregojnë. Por opinion, si ata që thoshin do të investojmë 2 miliardë se do t’i marrim nga duart e hajdutëve. Këto janë populizma që nuk kanë asnjë bazë shkencore, asnjë bazë reale”, theksoi Rama.

Natyrisht, nënvizoi kreu i qeverisë, “që ka akoma punë për të bërë dhe jemi duke punuar për kontrollin. Nuk diskutohet që ka evazion në fushën e karburanteve dhe për këtë arsye ne po marrim masa që të forcojmë shumë kontrollin e karburanteve në mënyrë teknologjike, jo me inspektorë, sepse sa më pak inspektorë, aq më pak halle edhe për biznesin, edhe për financat, edhe për moralin e shtetit, edhe për shtetin, e kështu me radhë. Dhe kjo është rruga jonë”.

“Unë jam shumë besimplotë që ne do t’ia dalim, por na duhet durim, na duhet dhe kohë që t’i realizojmë këto pjesë të këtij mozaiku dhe që të dalim në një komplet nivel tjetër dhe të jemi të pavarur pastaj. Dhe le të ketë pastaj kriza energjetike sa të dojë bota, ne të kemi brenda nesh mundësinë që ta prodhojmë vetë energjinë dhe duke pasur energji të gjelbër të rinovueshme aq më mirë akoma”, theksoi Rama.

“Nëse pastaj viti i ardhshëm do na sjellë edhe lajmin që nafta dhe gazi të zbuluar në Shpirag janë komerciale, atëherë pastaj do flasim për një tjetër Shqipëri, për një tjetër fuqi ekonomike në këtë rajon. Por kjo është ende e pasigurt, sepse kompania “Shell” po bën të gjitha testet. Sasia e naftës dhe e gazit e konsiderueshme është gjetur. Cilësia e naftës, është cilësia më e lartë botërisht, është naftë super e lehtë. Problemi është tek komercializimi i saj, sepse është thellë edhe pikërisht këtë po bën “Shell” tani, testet për të parë nëse mund të ketë sasinë e mjaftueshme për të arsyetuar investimin masiv që mund të bëhet”, u shpreh Rama.

“Bëhet fjalë për disa miliarda euro investim dhe bëhet fjalë pastaj për disa të ardhura që me kontratat e reja që ne i kemi bërë dhe me atë që do t’i takojë shtetit do të ndryshojmë komplet bilancin e pagesave, do të ndryshojmë komplet fuqinë ekonomike të Shqipërisë. Por kjo është thjesht një ëndërr e bukur për momentin, dhe nuk mund të varemi prej saj, sepse s’kemi përgjigje zyrtare finale që po, ne do të fillojmë ta komercializojmë naftën dhe gazin shqiptar. Nëse kjo do të ndodhë, të gjitha këto të tjerat pastaj janë dytësore”, tha Rama.