
Lajm Arkiv: – Deputetja e PS deklarohet e vdekur në QKB për të çregjistruar biznesin, Dylgjeri: – Pas Krishtit edhe Bushka u ngjall, haleluja!

Bizneset gjejnë mënyra nga më të ndryshmet që të shmangin detyrimet tatimore, duke mbyllur një NIPT e për të hapur një tjetër, apo duke manipuluar deklaratat tatimore. Një rast i tillë në kushtet e skandalit, nëse vërtetohet si i vërtetë, është kryer edhe nga deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka. Deputetja socialiste, deri në vitin 2017 rezulton të ketë pasur një biznes privat, konsulencë ligjore me NIPT L61604068C, i cili rezulton i hapur dhe regjistruar konform ligjit në datë 04. 04. 2016 dhe zyrat I ka pasur në zonën e Komunës së Parisit. Deri këtu çdo gjë duke e rregullt, por parregullsia fillon në momentin që deputetja do të merrte mandatin në shtator të vitit 2017, kur dhe ka vendosur që të mbyllë biznesin për tu bërë më pas deputete e Kuvendit të Shqipërisë.
Në faqen zyrtare të Qendrës Kombëtare rezulton se biznesi është çregjistruar në datën 6. 09. 2017, pak ditë përpara se Klotilda Bushka të merrte mandatin e deputetes. Sipas dokumenteve zyrtare të QKB-së, ky biznes është mbyllur pasi është paraqitur një çertifikatë vdekjeje e Klotilda Bushkës, çka e ka zhveshur atë që në atë moment nga çdo detyrim tatimor, duke dekklaruar biznesin të mbyllur e të çregjistruar.
Ka qenë Ylli Dylgjeri i cili ka ironizuar këtë fakt, teksa përmes një postimi në rrjetin social shkruan: Pas Krishtit edhe Bushka u ngjall! Haleluja!’
Postimi i plotë
Pas Krishtit edhe Bushka u ngjall! Haleluja!
Këndoni, këndoni me gëzim,
Bushka prap na u ngjall,
Nuk ka rrugë pa kthim,
Tatimet do dalin prap me fitim!