Lajm Arkiv – Edi Rama kërcënon LIVE Emiljano Nuhun: – Nuk do t’i ndahemi këmba këmbës atij horri! – 29 Shtator 2018.
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar për herë të parë në media, lidhur me përdhunimin e … , nga djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja dhe akuzave të ish nënkomisarit Emiljano Nuhu, se kjo ngjarje është fshehur nga eksponentët më të lartë të PS-së, si deputeti Taulant Balla, kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi dhe vetë deputeti Rrahja.
Rama, u shpreh se akuzat e ish nënkomisarit janë të pabaza dhe se ai e ka bërë të gjithë këtë për të marrë azil. Kryeministri e quajti Nuhun, “horr” dhe tha se “nuk d’o t’i ndahet këmba këmbës atij horri”, duke shënuar kështu një kërcënim të rëndë nga një kryeministër ndaj një ish punonjësi të policisë.
“Një horr i kthyer në hero, ka sabotuar hetimin dhe ka përdorur rastin për të marrë azil.
Nuk do t’i ndahemi këmba këmbës atij horri”, u shpreh kryeministri.
Ky kërcënim i Edi Ramës, duket se ka për qëllim frikësimin e oficerit, që ai të mos vijojë publikimin e provave të tjera, të cilat mund të implikojnë eksponentët e Partisë Socialiste në fshehjen e përdhunimit dhe torturimit të …, prej djalit të deputetit Rrahman Rraja.
Kujtojmë se të njëjtën retorikë Edi Rama e ka përdorur edhe në rastin e Dritan Zaganit, që denonconte qarkullimin e bandës Habilaj me makinën e ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, denoncime këto që u faktuan të gjitha më pas.