Lajm Arkiv: “Kisha dëshirë ta bëja vaksinën në studio teleivizve, por kushtet e aplikimit nuk e lejojnë një komoditet të tillë”.

11 JANAR 2021

Mjeku Pëllumb Pipero, komentoi efektet e vaksinës, pasi ishte ndër të parët që mori vaksinën.

“Ndjehem i qetë, kam një dhimbje fare të lehtë në vendin e vaksinimit. Kaq për momentin. Nuk kam asnjë shqetësim tjetër. Efektet anësore zakonisht shfaqen gjatë orës së parë pasi bëhet vaksina, gjithsesi nuk kam ndonjë shqetësim”.

Kisha dëshirë ta bëja vaksinën në studio teleivizve, por kushtet e aplikimit nuk e lejojnë një komoditet të tillë. Ju kërkoj ndjesë por nuk munda ta realizoj. Kjo është vaksina e Pfizer dhe vaksinimi i plotë konsiderohet pas dozës së dytë,” tha Pipero.

Gazeta Sot, 11 janar 2021