Lajm Arkiv: “Kush është ai qerata i ferrës?’- Kur revoltohej Lefter Çipa: – Më kanë sakatuar këngën ‘Tundu Bejkë’, maskarenjtë vjedhin e përdhosin. Dhimbje…
Lajm Arkiv: “Kush është ai qerata i ferrës?’/ Kur revoltohej Lefter Çipa: – Më kanë sakatuar këngën ‘Tundu Bejkë’, maskarenjtë vjedhin e përdhosin. Dhimbje…
Poeti Lefter Çipa e ka shprehur me anë të një statusi në Facebook, ku edhe shkruan se versionet e reja të këngës nuk shoqërohen nga fyelli dhe dyarjet, tipike për polifoninë labe.
21 Prill, 2020
HIMARË– Poeti Lefter Çipa është revoltuar lidhur me ndryshimin dhe përvetësimin që artistët e rinj i kanë bërë këngës “Tundu Bejkë”. Indinjatën e tij, Çipa e ka shprehur me anë të një statusi në Facebook, ku edhe shkruan se versionet e reja të këngës nuk shoqërohen nga fyelli dhe dyarjet, tipike për polifoninë labe.
Çipa nuk kusehet dhe u bën apel të gjitha institucioneve përkatëse që të vënë para përgjegjësisë të 600 autorët që kanë deformuar këngën e tij, e cila për herë të parë u interpretua në vitin 1970 në festivalin e Gjirokastrës.
“Kush është ai qerata i ferrës që sakaton fosforinën time?!?! Këtë kënge nuk e ka prekur dot askush, as koha e as urdhërat e tjera. Pse ju duhet pa instrumentat me të cilat u bë e famshme në të gjithë atdheun Bejka e bardhë ?!?!,”-shkruan ndër të tjera Çipa.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Kjo është një protestë e imja! Kush ia ka hequr këngës sime ” Tundu Bejkë e bardhë tundu” , fyejt dhe dyaret?!?! Nipat dhe të afërmit e mi që më gjenden pranë në këto kohë të vështira të shëndetit tim, shpesh më vënë të dëgjoj këngën e famshme të Pilurit: “Tundu Bejkë e bardhë tundu”! Eshtë një nga perlat e lirikës dhe fosforinës vënçe shqiptare. Ajo këngë me marrës te shtrenjtët e mi, i paharruari Vangjel Gjiçali dhe këngëtorja Vasillo (Lapa) Koka, grupin dhe fyelltarët e pikuar, u bë melodia më e dashur e disa brezave në vitet ‘-70 dhe më pas. Janë rreth 600 variante të saj të kënduara nga artistë të këngës, grupe të polifonisë sonë, ansamble dhe grupe të këngës qytetare në të katër anët e hapësirës shqiptare dhe në diasporë e në emigracion. Por duar të sëmura dhe vrasëse të origjinales, e kanë gjymtuar kënngën time. Në shumicën e versioneve që qarkullojnë këto ditë në internet dhe site të ndryshme, kënga këndohet pa shoqërimin e instrumentave autentike shqiptare; fyejt dhe dyaret e Labërisë dhe të Pilurit tim. Kush e ka bërë kêtë, ndërhyrje, e zëntë nëma e këngës sime! Kush është ai qerata i ferrës që sakaton fosforinën time?!?! Këtë kënge nuk e ka prekur dot askush, as koha e as urdhërat e tjera. Pse ju duhet pa instrumentat me të cilat u bë e famshme në të gjithë atdheun Bejka e bardhë ?!?! Ju bëj thirrje institucioneve të mbrojtjes së Polifonisë shqiptare, ta venë para përgjegjësisë autorin anonim të sakatimit të këngës në versionin e vet autentik. Ju miq e dashamirës të fosforinës vënçe shqiptare dhe ju adhurues të Grupit të Pilurit, ju lutem të shpërndani dhe të ndiqni e shpërndani vetëm variantin e vetëm të këngës ” Tundu Bejkë e bardhë tundu” që u këndua për herë të parë në vitet ’70-të, në kalanë e madhe të këngës kombëtare; Festivalin Folklorik të Gjirokastrës. “Bejkën e Bardhë” nuk e çensurojnë dot perënditë, jo maskarenjtë e së sotmes që vjedhin e përdhosin nëpër llagëmet e një kohe që shumon mjerimet, por më shumë atë shpirtëror. Bekuar qoftë kënga e pastër dhe burimore e popullit dhe kombit tim! Me dhembje, Lefter Çipa. Himarë
(k.m/dosja.al)