Lajm Arkiv – Maks Velo: – Rama zhduku pistën Olimpike në stadiumin Qemal Stafa per dyqane.

29/07/2019 –

“Nuk është larg shtatori dhe do shohësh se çfarë katastrofe është “Qemal Stafa” është e pariparueshme”, kështu u shpreh arkitekti Maks Velo i ftuar në stduion e lajmeve në RTV Ora.

Velo tha se kryeministri Edi Rama ka zhdukur pistën olimpike në stadiumin “Qemal Stafa” për të bërë dyqane.

Maks Velo: Pashë që ai të përdor. Ai do patjetër të thuash atë që do ai. Dalëngadalë unë këtë e kuptova dhe çdo njeri që nuk është dakord me atë duhet të largohet. 

Rasti i teatrit është gjëja me katastrofike. Nuk është larg shtatori dhe do shohësh se çfarë katastrofe është stadiumi “Qemal Stafa” është e pariparueshme. Të marrësh një stadium të mrekullueshëm dhe ta bësh qendër tregtare, hoteliere, me një stadium të vogël ku kjo pjesa vjen 80% të investimit dhe ky të ishte stadiumi kombëtar i joni dhe të eliminosh pistën olimpike. 

Nuk kemi një pistë olimpike. Te besh gara atletike nuk i bën dot sepse e zhduku Rama. 

Si  është e mundur që ky njeri sportist zhduk pistën e atletikës për ta bërë dyqane. 

U mbush me dyqane. 

/Ora News.tv/