Lajm – arkiv. Rama: – Sa të jem unë kryeministër Becheti nuk merr lekë nga shteti shqiptar
22 shkurt 2022
Rama: “…Unë i dal për zot të gjitha vendimeve të Republikës së qeverisë së Shqipërisë”.
Kryeministri Edi Rama, në Komisionin Hetimor ku është duke dhënë dëshminë e tij u pyet edhe për mundësinë e shndërrimit të një rasti “Becchetti” me incineratorët.
Rama u përgjigj se sa të jetë ai kryeministër nuk e sheh se si të marrë Becchetti lekë nga shteti shqiptar, dhe se deri tani nuk ka marrë asnjë lek nga shteti shtetit shqiptar.
Pjesë nga debati në komision:
Bushati: Ka një shtesë një kontratë që i jep të drejtën e shfrytëzimi të impiantit pa bazë ligjore të mirëfilltë, për tu dhënë për shfrytëzim për 25 vite. A jeni i sigurt dhe a garantoni qytetarët që ne nuk do përballemi në një moment të ardhshëm ne arbitrazh.
Rama: Unë nuk kam pasur nevojë të jap garanci të kësaj natyre. Ajo që kam thënë për Becchettin që sot u dënua me 17 vite burg, nga e njëjta gjykatë ka dënuar të tjerë njerëz. Kam thënë se sa të jem unë kryeministër nuk shoh se si të marrë ai lek nga shteti shqiptar, deri tani nuk ka marrë asnjë lek nga shteti shtetit shqiptar. Unë i dal për zot të gjitha vendimeve të Republikës së qeverisë së Shqipërisë.
Ju krijoni pamjen sikur këtu do bëhet shkëmbim çantash. Nuk ka 17 vendime menjëherë, nuk mund të bëhen 17 vendime brenda ditës. Vijnë në raste të caktuara procedura , në një moment të caktuar të gjitha bashkë. Kur kjo vjen nga ju jo personalisht, ju që këtij shteti nuk i keni lënë asnjë trashëgimi për të pasur respekt, përjashtoi Ministrinë dhe ministrin tuaj të Financave. Tani unë do t’ju mësoj ju çfarë është qeveria.
Nga OraNews