05.05.2022

Nga Gazeta Fjala.

Kandidati i vetëshpallur për president, Sazan Guri, i cili është gjithashtu studiues, ka habitur jo pak me hipotezën e tij të fundit, pasi ka nxjerrë Jezu Krishtin me origjinë nga Shqipëria.

Me një pikturë të postuar në Facebook, Guri pretendon se Krishti para ngjitjes në qiell mbante mbi kokë një plis, që është ekskluzivisht simbol i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Postimi i Gurit:

Lexo edhe :  Çfarë po ndodh? Ambasadori britanik prej orësh në SPAK, detajet e para

Krishti me plis, rastesi apo ………?

Dihet se ndonje xhubletë, ndonje flamur me dy shkaba, ndonjë fustanellë, ndonjë lahutë apo ndonjë cyle e cifteli edhe ngatërrohesh se e mbajnë edhe ca kombe të tjerë, por plis aman dihet se një komb dhe vetëm një komb e mban, qoftë ai dardan, qoftë ai ilir, qoftë ai epir, qoftë ai arban apo qoftë ai shqiptar. Ndaj dhe i thonë Kreu eshte – a nuk te tregon kjo foto pikërisht këtë? apo eshte lyer me vaj (Hristos) pët të qenë mbret?!

Sot, i ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai e ka mbështetur këtë deklaratë, duke u shprehur se e ka të lexuar në libra. Guri thotë se Krishti ishte me plis dhe me një flamur me dy krena, kur e kryqëzuan.

“Ne i lexojmë nëpër biblioteka, i kemi me fakte. Mbasi i gjejmë, i gjejmë edhe me faqe se ku janë dhënë. Do t’i publikojmë pak nga pak. Unë flas për ato që di. Akili me plis, Odiseja me plis. Fustanellën e mban edhe populli grek, ndërsa plisin e mbajnë vetëm këta të tjerët.

Pra, Krishti është me plis dhe kjo është pikturë. Kur e kryqëzuan Krishtin ishte me plis dhe atje lart një flamur me dy krena. Maria, turqit i thonë Merjen. Judenjtë Mirjam. Ne i themi e mbarë. Pra janë emrat më të përdorur”, deklaroi ai.