11 Dhjetor 2024

Fijet për kompanitë farmaceutike që u kontrolluan nga SPAK, në hetimin e ish-ministrit Ilir Beqaj duket se nisin prej vitit 2006. Kur u krijua kompania e parë e Eduard Currajt dhe Dorjan Sadikut, që sipas opozitës janë miq të ish-anëtarit të kabinetit qeveritar. Madje një nga kompanitë që ka në pronësi Curraj rezulton ta ketë themeluar bashkëshortja e ish-ministrit.

Rrjeti i farmacive “Ditë e Natë”, dhe “Delta Pharma” që u kontrolluan gjatë së enjtes dhe të premten rezulton të kenë kryer një sërë veprimesh për ndryshime të aksionerëve, por edhe të emrave të kompanive

Sipas të dhënave zyrtare aksionerë pas tyre qëndrojnë Eduard Curraj dhe Dorian Sadiku, kjo përmes kompanisë “Delta Holding”, të themeluar në 16 janar të vitit 2023 dhe me administrator Eva Maria Kokot.

Subjekti i parë i krijuar rezulton të jetë delta pharma, e krijuar nga tre ortakë: Eduard Curraj, Dorjan Sadiku dhe Tahir Sadiku.

Vetëm një vit pas themelimit, ortak i vetëm rezulton të ketë mbetur Eduard Curraj.

Por në 16 janar të vitit 2023 aksioneri i vetëm e ka shitur kompaninë tek “Delta Holding”, e cila sapo ishte krijuar ku sërish është ortakë janë Curraj dhe Eduard Sadiku.

Vlera e kontratës rezulton në 903 milionë lekë, por me afat shlyerjeje 10 vite.

Ndërkaq në 3 dhjetor të vitit 2015 është themeluar kompania “Delta Building”, që më pas u emërtua “Metro Farmaci”, me ortak themelues Dorian Sadikun.

Në vitin 2023 kundrejt 100 mijë lekëve, Sadiku ia shet aksionet “Delta Holding”-ut që e themeloi së bashku me Currajn.

Në vitin 2020 krijohet subjekti “Ditë e Natë”, ku themelues janë Klodian Stopani dhe Redi Goga, të cilët krijojnë një rrjet të gjerë farmacish.

Por pesë muaj më pas kundrejt 700 mijë eurosh, 90 për qind të aksioneve ia shesin kompanisë “Metro Farmaci”, që ishte në pronësi në atë kohë të Dorian Sadikut.

Administrator në këtë rast rezulton edhe Eva Maria Kokot. Po në mars të vitit 2023, “Metro Pharma” blen edhe 10 për qindëshin e aksioneve të mbetura.

Por pas krijimit të “Delta Holding”, pronësia edhe e “Ditë e Natë” kalon te “Delta Holding”, ku aksioner është Eduart Curraj dhe Dorian Sadiku, bashkëthemelues të “Delta Pharma”, në vitin 2006.

Por Eduard Curraj rezulton të jetë pronar edhe i “Albanian Food Hospitality”. Subjekti në fjalë u krijua në janar të vitit 2019 nga Arti Malaj dhe gruaja e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, Adriana Beqaj.

Kjo e fundit i fal ortakut pak muaj pas krijimit duke mbajtur vetëm 15 për qind, por duke u larguar përfundimit në mars të vitit 2020.

Në përfundim rezulton se edhe Malaj me 100 mijë lekë ia shet gjithë kompaninë Eduard Currajt.

Ky i fundit nga opozita është akuzuar si miku i Ilir Beqajt, i cili sipas Ina Zhupës në vitin 2016 i hapi rrugën klientit të tij për ta bërë fitues për të futur ilaçe të pacertifikuara.

Nga OraNews

29 Dhjetor 2023